Kampioni i Wimbledonit dhe Franch Open, Carlos Alcaraz nuk do të merr pjesë sonte në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.
Tenisti spanjoll ka njoftuar se nuk do të marr pjesë, pasi dëshiron të pushojë para dy ndeshjeve që do të zhvillojë ditën e neserme.
“Mezi prisja të merrja pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike me Spanjën sot, por kam dy ndeshje nesër dhe është më mirë të pushoj dhe të jem gati”, ka shkruar Alcaraz.
Ai do të përballet me libanezin Hady Habib të shtunën në raundin e parë të turneut tek meshkujt, ndërsa në dyshe, ai së bashku me Rafael Nadal do të përballen kundër argjentinasve Andrés Molteni dhe Maximo Gonzalez.