Elezi: Procesi zgjedhor aktualisht është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare

Elezi: Procesi zgjedhor aktualisht është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 15 mars kanë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit të cilat ende nuk janë certifikuar, raporton Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka deklaruar se aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.”, tha Elezi për “Enigmën”.

Bazuar në rezultatet e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë 396 mijë e 787 vota apo 42, 30 për qind; Partia Demokratike e Kosovës, i ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind; Subjekti i tretë politik, Lidhja Demokratike e Kosovës, 171 mijë e 357 vota apo 18, 27 për qind; Ndërsa AAK-NISMA dhe partnerët e tjerë të këtij koalicioni i kanë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind. /Gazeta Enigma/

Related Articles