Më shumë se gjashtë javë pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar si fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. Ky rezultat ia siguron Vetëvendosjes 48 ulëse në Kuvend.
E dyta ka dalë Partia Demokratike me mbi 190.000 vota apo 20.95 për qind (24 ulëse), e pasuar nga Lidhja Demokratike (LDK) me mbi 170.000 mijë vota apo 18.27 për qind (20 ulëse). Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind (8 ulëse në Kuvend).
Rezultatet u certifikuan me 9 vota pro e dy kundër.