“Çështja e Kosovës do të jetë në rendin e ditës në Paris”, thotë Bërnabiq

“Çështja e Kosovës do të jetë në rendin e ditës në Paris”, thotë Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar të enjten se çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e saj gjatë vizitës dy ditore në Paris.

Bërnabiq tha se gjatë vizitës së saj në Paris, do të bisedojë me presidentin e Qipros, Nikos Anastasiades, për seancën e tretë të përbashkët të dy qeverive dhe se do të falënderojë Qipron për mbështetjen e saj në rrugën evropiane të Serbisë dhe mosnjohjen e Kosovës, raporton Tanjug.

Drejt Francës të enjten është nisur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles