Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

09:00 Me iniciativë të Presidentes Vjosa Osmani mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji në historinë e Kosovës. Forumi organizohet në bashkëpunim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla Schwarz dhe mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00Federata e Pingpongut zhvillohen ndeshjet e ligës U17 për meshkuj dhe femra ku pas përfundimit të xhirove të rregullta do të zhvillohen ndeshjet e play off-it për ta përcaktuar kampionin. (SHFMU “Tefik Çanga”, Ferizaj)

10:30Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për medie: “Projektligji për paga dhe ligji për zyrtarët publik: problemet dhe mangësitë e identifikuara”. (Zyrat e GLSP-së)

11:00Lëvizja Vetëvendosje! mban dy mbledhjen Këshillit të organizatës Gratë për Vetëvendosje. (Hotel Grand)

16:30Lëvizja Vetëvendosje! mban dy mbledhjen Këshillit të organizatës Rinia për Vetëvendosje.

Related Articles