Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën e radhës.
Një veprim që ka tërhequr vëmendje ka qenë ai i dy prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Drita Millakut.
Ata kanë kaluar nga ulëset e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në disa fotografi të publikuara, shihet edhe shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, duke biseduar me dyshen që tashmë ishin ulur në ulëset e PDK-së.
Lidhur me këtë, Gazeta Enigma ka tentuar të marrë një qëndrim nga deputeti Rrahmani por i njejti nuk është përgjigjur.
Ndërsa, në një bisedë të shkurtër telefonike, Mefail Bajqinovci nuk ka komentuar mbi veprimin me pretekstin se nuk ka informacion se çka ka ndodhur në seancë.
Për Gazeta Enigma, nëse ka përqarje mes VV-së, ka folur profesori, Mazllum Baraliu.
‘’Ka mos pajtime do të thosha unë dhe ato kanë qenë në vazhdimësi dhe janë ato episodat që i dijnë opinion public, të cilat hera herës kanë nxitë shkëndija dhe kanë dhënë sinjale se diçka nuk është brenda mirë’’, tha Baraliu.
Tutje ai shtoi se dy deputetët që kanë ndërruar ulëset kanë ideologji të caktuara të cilat kanë sjellur mos pajtime duke u vënë në pah edhe publikisht në seanca.
‘’Nuk është për t’u veçuar ose alarmuar, veprimi i deputetëve të VV-së’’, shtoi profesori Baraliu.
Sot Kuvendi i Kosovës, ka paraparë që të votoj disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara, mirëpo seanca është mbyllur pas dështimit të votimit të këtyre pikave. /Gazeta Enigma