Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet kryesore të datës 25 tetor në Kosovë

Gazeta Enigma ju sjell ngjarjet kryesore të ditës së sotme:

  • 09:45 – Në Hotel “Emerald” mbahet Kongresi i IV Nacional i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës dhe Takimi i II Ballkanik i Oftalmologëve.
  • 10:00 – Federata e Sporteve Universitare organizon një tryezë të rrumbullakët me temë “Rëndësia e aktivitetit sportiv për studentët” në Hotel “Sirius”, Prishtinë.
  • 10:00 – Në Prizren, Sindikata e Policisë organizon lojëra sportive në Qendrën “Sezai Surroi” për të nderuar zyrtarët policorë të rënë gjatë kryerjes së detyrës.
  • 10:00 – Në Hotel “Sirius”, Prishtinë, mbahet konferenca “Demaskimi i Korrupsionit”, organizuar nga AKTIV dhe ACDC, me pjesëmarrjen e Yll Buleshkajt, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
  • 10:00 – Dita e tretë e Konferencës Ndërkombëtare për Drejtësinë Kushtetuese përfshin një vizitë në Parkun Arkeologjik Ulpiana, ndërsa në 16:00 vijon me një vizitë në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
  • 17:00 – Në Kinemanë “Armata” në Prishtinë, Anibar, Ambasada e Francës dhe Instituti Francez lansojnë projektin “Genesis”, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Related Articles