Në Stamford Bridge, Chelsea dhe Liverpooli e kanë zhvilluar kryendeshjen e javës së 21-të në Ligën Premier, e cila përfundoi me rezultat të barabartë (2-2).
Ishin 45 minuta të zjarrta në gjysmëlojën e parë të kësaj sfide në të cilën u shënuan katër gola, dy nga secila skuadër.
Mysafirët ishin të parët që e gjetën rrjetën përmes Sadio Mane (9’), ndërsa më pas Mohamed Salah e dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Alexander Arnold (26’).
Mirëpo, presioni i Bluve në mbyllje të fraksionit të parë ishte i madhe dhe në këtë mënyrë ia dolën ta barazonin rezultatin.
Fillimisht, Mateo Kovacic me një goditje nga distanca dhe me ndihmën e shtyllës e ngushtoi epërsinë (42’), kurse më pas Christian Pulisic i asistuar nga N’Golo Kante e barazoi rezultatin (45’+1).
Redsat patën më shumë nga loja në gjysmën e dytë me dy intervenime të portierit Edouard Mendy, i cili ua mohoi golat dyshes Mane dhe Salah.
Pulisic rrezikoi në anën tjetër me një vole, por kësaj radhe ne vend ishte portieri i skuadrës tjetër, Caoimhin Kelleher. Blutë bënë edhe disa tentativa në mbyllje të takimit, por nuk arritën ta shënonin golin e fitores.
Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat mbesin në pozitat e njëjtë, dy dhe tre me një pikë dallim, Chelsea me 43 pikë, ndërsa Liverpooli me 42. Lideri Manchester City qëndron larg me 53 pikë.
OMDS WHAT A GOAL BY THE LEBRON JAMES OF SOCCER. ???? PULISIC TIES THE GAME FOR CHELSEA ???? WHAT A GAME ????pic.twitter.com/tMujQVNJ7p— RonaldoFan7 (@ManUtdRonaldo7) January 2, 2022