Njeriu më i kritikuar, Romelu Lukaku, më në fund ka gjetur rrugën drejt portës kundërshtare.
Sulmuesi londinez ka sjellur fillimisht në avantazh skuadrën e tij në minutën 28’ të pjesës së parë, kurse epilogun përfundimtar të takimit, Chelsea 1–1 Brighton, e ka vendosur Danny Velbeck, me golin e barazimit tek në minutat shtesë, 90+, atëherë kur më së paku pritej! Edhe pse konsiderohej favorite, Chelsea nuk arriti ta ruaj epërsinë, duke lëshuar një mundësi të artë për të qëndruar në hap me Manchester Cityn në luftë për titull kampioni.
Me këtë barazim Chelsea arrin në kuotën e 42 pikëve vetëm një më shumë se Liverpool, e cila është e treta.
Në tabelë kryson Manchester City, ndërsa janë zhvilluar ndeshjet e javës 20-të gjegjësisht javës së parë të sezonit pranveror në Premier League.
Xhiroja e radhës, ajo e 21-të do të vazhdojë menjëherë pas festës së Vituit të Ri, sipas kalendarit tradicional në Premier League./Gazeta Enigma/