Chiellini konfirmon largimin nga Juventusi

Chiellini konfirmon largimin nga Juventusi

Kapiteni legjendar i Juventusit, Giorgio Chiellini ka njoftuar se do të largohet nga skuadra italiane në përfundim të këtij sezoni.

Italiani ka thënë se të hënën do të përshendetet me tifozët e Juventusit në takimin ndaj Lazios.

Ai ka bërë të ditur se do t’i lërë vend lojtarëve të rinj, shkruan Gazeta Enigma.

“Pas këtyre 10 viteve të mrekullueshme, tani u mbetet të rinjve të vazhdojnë. Mendoj se kam bërë gjithçka që mund të bëja, shpresoj të kem lënë diçka pas. Të hënën do t’i them lamtumirë Allianz Stadium. I lë stafetën shumë të rinjve, mendoj se kam lënë diçka. Jam i lumtur që largohem në një nivel kaq të lartë, është zgjedhja ime 100%”, ka thënë Chiellini.

Italiani ka bërë të ditur se më gëzim dhe sinqeritet do të largohet.

“Unë kam thënë për shumë vite që nuk dua ta përfundoj duke luftuar. Sot për sa kohë që ia dola, dëshmova se jam ende aty. Me gëzim dhe sinqeritet, largohem. Do të jem tifozi më i madh. Kjo skuadër qëndron brenda teje dhe nuk mund ta largosh”, thotë ai.

37-vjeçari iu ka bashkuar Juventusit në vitin 2005 nga Fiorentina duke i kaluar 17 vite te bianconerët./GAZETA ENIGMA/

Related Articles