Çifti nga Prishtina rrahen mes vete dhe përfundojnë në Polici, kthehen sërish bashkë

Çifti nga Prishtina rrahen mes vete dhe përfundojnë në Polici, kthehen sërish bashkë

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në një familje në Prishtinë.

Këtë herë, një burrë e një grua përfunduan në Polici pasi u rrahën me njëri – tjetrin si pasojë e problemeve të vazhdueshme që kanë mes vete dhe nuk po arrijnë t’i zgjidhin.

Burimet të Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites dhe nisi pas një zënke, e cila pasoi me dhunë fizike, ashtu që të dy pësuan lëndime trupore.

Dy palët u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me incidentin që ndodhi në shtëpinë e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Related Articles