Në të gjithë Kosovën, sot u shënua Dita e Veteranit.
Kjo ditë që ka fillet në ditën e sulmit të parë nga forcat serbe mbi shtëpinë e familjes Jashari, më 30 dhjetor 1991.
Në mesin e shumë veteranëve dhe atyre që dhanë kontribut për lirinë e Kosovës, është edhe Ali Januzi nga Vushtrria që ishte ndihmës komandant për moral e Politikë në UCK.
Januzi shprehet se veteranët kosovar, edhe në këtë përvjetor nuk i kanë kushtet e mira dhe sipas tij meritojnë më mirë.
Ai shtoi se ky përvjetor nuk e gjen mirë Kosovën, meqë disa nga ish-drejtuesit e UCK-së, po gjykohen padrejtësisht në Hagë.