Cilat janë lidhjet e ZPS-së me Serbinë, sipas mbrojtjes së katërshes së UÇK-së? (VIDEO)

Cilat janë lidhjet e ZPS-së me Serbinë, sipas mbrojtjes së katërshes së UÇK-së? (VIDEO)

Vrasjen e disa të rinjve serbë në Pejë në vitin 1998 e pati pranuar edhe vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.



E për t’i fajësuar shqiptarët, Serbia po provon edhe pas 24 vjetësh. Kështu tha avokati Gregory Kehoe në seancën përgatitore ndaj katërshes drejtuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Autoritetet serbe përgatisin një plan për vrasjen e Dick Martyt dhe më pas për këtë fajësojnë shqiptarët e Kosovës, ndaj duam të dimë prejardhjen e dokumenteve të lëshuara nga prokuroria. Duhet të dimë nëse vijnë nga shërbimi sekret serb dhe Serbia”.

Ai kujtoi pohimin e një ish-ambasadori serb në Zvicër se ia kishte dorëzuar 1000 dokumente Dick Martyt në vitin 2009.

Prokuroria nuk është dakord me këto akuza.

“Këto pretendime nuk janë verifikuar si sjellje të paligjshme nga autoritetet serbe të cilat nuk kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ZPS-së, por nëse mbrojtja ka më shumë informacion le të na dërgojë në e-mail duke na treguar bazën e tyre logjike”.

Por, avokati Ben Emmerson i jep një shembull.

“Dëshmitari i trafikut të organeve i cili dëshmoi për heqjen e paligjshme më vonë e pranoi se ishte një gënjeshtër dhe se shërbimet serbe e kishin detyruar atë ta thoshte këtë”.

E këtu ndërhyri gjykatësi duke i kërkuar llogari Prokurorisë.

“Unë synoj ta çoj dosjen gjyqësore te trupi gjykues të pastër. Nuk dua ta çoj një dosje që mund të detyrojë vazhdimisht trupin gjykues të pezullojë procesin, pasi mbrojtja mund të kërkojë informacione konkrete për hetime të mëtejshme dhe dua të gjithë provat që mbrojtja ka të drejtë t’i ketë”, deklaroi Nicolas Guillou.

Prokuroria ka propozuar 96 dëshmitarë të mbrojtur në procesin ndaj katër ish-liderëve të UÇK-së.

Related Articles