Cilët persona mund t’a marrin dozën e tretë antiCOVID? – Flasin nga MSH-ja

Cilët persona mund t’a marrin dozën e tretë antiCOVID? – Flasin nga MSH-ja

Vendimi për dozën e tretë dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID pritet të merret shumë shpejt edhe në Kosovë.

Në një përgjigje për Gazetën “Enigma”, ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se cilët persona do të marrin dozën përforcuese.

Sipas MSH’së dozë përforcuese do të marrin personat që janë vaksinuar plotësisht me dy doza, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti ka ardhur duke rënë kurse dozën e tretë të vaksinës anti-COVID do ta marrin ata persona tek të cilët dy dozat fillestare nuk kanë krijuar imunitet të mjaftueshëm.

“Me dozë përforcuese apo dhe me dozë të tretë, varësisht se për cilën bëhet fjalë, vaksinohen të moshuarit, personat me imunitet të dobët, profesionistët shëndetësorë, por nuk përjashtohen as kategori të tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Përvec kësaj, nga MSH bëhet e ditur se për dozën e tretë në vendin tonë do të aplikohen vaksina të cilat janë duke u administruar, pra Pfizer  dhe AstraZeneca.

Related Articles