Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, para qytetarëve në Podujevë tha se “do t’i tregojmë Albin Kurtit se Kosova s’është pronë private e tij”.
Çitaku gjithashtu i falënderoi qytetarët që siç tha ajo, “nuk e braktisën asnjëherë projektin e Hashim Thaçit”.
“Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova nuk është pronë private e tij. Për këtë vend është derdhur gjak shumë. Nuk jemi bukëpërmbys, nuk harrojmë kush ka qenë me neve në ditët dhe orët më të rënda”, u Çitaku.