Çitaku flet për paralajmërimi e SHBA-së për sanksione, sqaron qëndrimin e Biden

Çitaku flet për paralajmërimi e SHBA-së për sanksione, sqaron qëndrimin e Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përmes një Urdhri Ekzekutiv ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta “Enigma”.

E për këtë në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka sqaruar se urdhri i nënshkruar nga Biden është vazhdim i atij fillestar që ishte nënshkruar në vitin 2001, e ku  parashikohen sanksione për individë të Ballkanit Perëndimor që shihen si rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, derisa, tani janë paraparë edhe sanksione ndaj personave që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike.

Çitaku ka thënë se në urdhrin që ka nënshkruar presidenti aktual amerikan, është shtuar edhe marrëveshja e Prespës, derisa, te shtetet e Ballkanit Perëndimor që mund të kenë sanksione, është shtuar edhe Shqipëria.

“Diçka për urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden. Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001( është amandamentuar ndërkohë). Dmth, urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush.  Presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë ( ndonëse urdhri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite)”, ka shtuar ish-ambasadorja e Kosovës, duke sqaruar se pse në këtë marrëveshje sipas saj nuk është shtuar edhe marrëveshja e Ahtisarit.“Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA”, ka thënë ajo.

Related Articles