Kandidatja për deputete e PDK-së, Vlora Çitaku,u deklarua pas intervistës së nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Enigma.
Çitaku ka thënë se ndonëse sloganin “Mos lësho pe”, Konjfuca në intervistë ka lëshuar pe për gjithçka.
“Konjufca dje paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të “Pressing”-ut në T7. Në njërën anë dalin me thirrje patetike “Mos lësho pe”. Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka”, tha ajo.
Sipas saj “Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj. Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike. Paska folur sikur të ishte një mysafir i rastit në historinë e Vetëvendosjes”.
Ajo pati edhe një “këshillë miqësore”.
“Në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer”.
