Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: U rreshtua krah Qeverisë

Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: U rreshtua krah Qeverisë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar punën e presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani.

Çitaku deklaroi se Osmani nuk ka treguar që trajton të gjitha palët në mënyrë të barabartë gjatë mandatit të saj. Ajo shtoi se ka pasur edhe raste konkrete të shkeljeve kushtetuese.

“Në 5 vitet e fundit nuk është dëshmuar që ka trajtuar barabartë palët, ka pasur raste konkrete kur janë bërë shkelje kushtetuese”, tha Çitaku në T7.

Sipas deputetes së PDK-së, në shumë raste Osmani ose është rreshtuar me Qeverinë, ose ka qëndruar e heshtur, duke lënë të hapur dyshime mbi neutralitetin e saj institucional.

Related Articles