Çitaku: Sulmet ndaj Musliut tregojnë panik dhe vetëdije të mjerë politike

Çitaku: Sulmet ndaj Musliut tregojnë panik dhe vetëdije të mjerë politike

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar veprimin e sotëm të deputetes Ganimete Musliu, në Kuvendin e Kosovës.

Ajo u shpreh se Musliu s’ka bërë asgjë tjetër, veçse sipas saj, e ka ushtruar të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.

Çitaku tha se sulmet ndaj saj, tregojnë “jo vetëm panik, por edhe vetëdije të mjerë politike”.

“Ganimete Musliu, deputete e zgjedhur e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk bëri as më shumë e as më pak, veçse e ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend. Sulmet e ulëta ndaj saj nuk tregojnë vetëm panik, por edhe një vetëdije të mjerë politike”.

“Gjuha fyese dhe denigruese, mjet i përhershëm i Vetëvendosjes dhe eksponentëve të saj, synon të linçojë këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. Por, PDK nuk i nënshtrohet askujt. Dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet”, u shpreh tutje Çitaku.

Related Articles