Çka deklaronte dikur Kiara për “partnerin ideal”, a i ka Luizi ato cilësi?

Çka deklaronte dikur Kiara për “partnerin ideal”, a i ka Luizi ato cilësi?

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë padyshim dyshja më e diskutuar e ditëve të fundit, për marrëdhënien e tyre në “Big Brother Vip.”

Luizi i ka shprehur që ditën e parë në shtëpi, ndjenjat e tij për Kiarën, por kjo e fundit ka qenë gjithnjë pak më e tërhequr s ai përket ndjenjave të saj.

Kjo ka sjellë diskutime në rrjet dhe ndjekësit e “Big Brother VIP” janë ndarë në disa grupe: ata që mendojnë se moderatorja ka ndjenja dhe ata të cilët thonë se ajo nuk ka ndjenja, por thjesht do të rrijë me të dhe ata që mendojnë se po e përdor Luizin për lojë.

Mes shumë kërkimeve që kanë bërë, fansat kanë gjetur dhe një intervistë të fundit të Kiarës ku ajo fliste për partnerin ideal. Dy nga karakteristikat që Kiara përmend janë “sytë shprehës” dhe “ta bëjë për të qeshur”. Dy veçori që Luizi i ka sipas fansave, ndaj dhe ajo është tërhequr prej tij.

“Sytë duhet t’i ketë shumë domethënës. Shprehës. Jo me ngjyrë domethënë nuk i dua këto tiparet që janë shumë të bukura por duhet të jenë shprehës. Të kenë diçka kur e shoh. Dhe sigurisht të më bëj të qesh. Është shumë e rëndësishme të rri me njerëz pozitiv afër vetes sepse herë pas here i kemi këto luhatjet e humorit ne bricjapët”- thoshte Kiara dikur./Iconstyle.al

Related Articles