Sot gjatë ditës do të mblidhen pesë komisione parlamentare.
Dy komisionet e para nisin në ora 10:00, dy tjera nga ora 11:00 dhe i fundit në ora 14:00.
Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.
10:00 Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje; informohet lidhur me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë – PVPIS.
10:00 Komisioni për Buxhet shqyrton Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim; Raportin me rekomandime për 19 projektligje nga fusha e bujqësisë, si dhe Raportin Vjetor Financiar të KPM-së.
11:00 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për FSK-në dhe Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027.
11:00 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mban mbledhje. Në rend dite janë 24 pika.
14:00 Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, shqyrton CV-të për angazhim të ekspertëve dhe kategorizon listën e dëshmitareve për intervistim.