Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Gazeta “Enigma” ju sjell ngjarjet e ditës së sotme.

08:00 – 09:40

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli vizitojnë Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës  (KEK).

Agjenda:

Ora 08:00 – 08:30 – vizitë në Termocentralin Kosova – A;

Ora 08:30 – 08:40 – vizitë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit;

Ora 08:40 – 09:00 – vizitë në divizionin e qymyrit;

Ora 09:00 – 09:40 – vizitë në Termocentralin Kosova B.

10:00

Save the Children bën lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19. Merr pjesë Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, Velani, Prishtinë)

17:00

Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Zhur, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022. (Shkolla fillore në Zhur)

20:00

Bëhet inaugurimi i sistemit VAR projekt i Federatës së Futbollit të Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

Related Articles