Ngjarjet për ditën e sotme, 23 shkurt 2023:
Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) mban tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i arnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”. (Ora 09:30, Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ora 09:30, KGjK, rr. “Luan Haradinaj”)
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite janë 13 pika, përfshirë votimi i Rezolutës kundër rritjes së faturave të tatimit në pronë; shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria; ratifikimi i disa marrëveshjeve etj. (Ora 10:00, Ndërtesa e Kuvendit)
Komisioni për Integrim Evropian, shqyrton Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës, salla N10)
Shfaqet filmi “#DamBusters – The Start of the Riverlution”, në përpjekje për të ngritur vetëdijen për restaurimin e lumenjve. Më pas do të organizohet një diskutim lidhur me digën e Mirushës, komuna e Malishevës. (Ora 10:00, FShMN, salla “Idriz Ajeti”)
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës. Në rend dite është miratimi i Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2023; Programi Trevjeçar i Banimit 2023-2025 etj. (Ora 10:00, Kuvendi Komunal, Gjilan)
Vihet gurthemeli për ndërtimin e ndërtesës së re për Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore (FShMN) të Universitetit të Prishtinës, projekt i financuar nga BE-ja, UNOPS dhe UP-ja. (Ora 10:30, Zona e Fakultetit Teknik, Bregu i Diellit)
Kolegjiumi për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Ora 11:00, “Vila Gërmia’’, Prishtinë
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 227-të. Takimi do të jetë i hapur për pjesëmarrje përmes platformës online Zoom. (Ora 13:30, KPK)
Projekti për trajnime në fushën e Teknologjisë Informative “ICT for Kosovo’s Growth” organizon ceremoninë e ndarjes së certifikatave – Rundi 5. (Ora 13:45, “Termokiss”, Dardani)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) nënshkruan memorandume bashkëpunimi me 31 biblioteka komunale të Kosovës. (Ora 14:00, Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)