Gjatë ditës së sotme do të këtë ngjarje të ndryshme të cilat do të nisin nga mëngjesi.
Gazeta Enigma sjell më poshtë ngjarjet më të rëndësishme të datës 1 shkurt:
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:30).
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020. E ftuar ministrja Arbërie Nagavci. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00).
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim Projektligjin për Turizmin, atë për Markat Tregtare dhe Projektligjin për Mbrojtjen e Sekreteve Tregtare. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për organizmin e Shkollës Verore Ndërkombëtare, midis Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Innovation and Training Park (ITP) Prizren dhe DOKUFEST. (Parku i Inovacionit Prizren ish-kampi i KFOR-it, ora 12:00).
Komisioni për Mjedis shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tokën Bujqësore, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kimikate dhe Projektligjin për Ushqim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00).
Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe BE organizojnë konferencë për zgjidhje afatgjata për viktimat e dhunës me bazë gjinore. Fjalën e hapjes do ta mbajnë Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (“Hotel “Sëiss Diamond”, ora 14:45).