Çka përfitojnë mësimdhënësit që gradohen me licencë të avancuar – Ministria deklarohet për Enigmën

Çka përfitojnë mësimdhënësit që gradohen me licencë të avancuar – Ministria deklarohet për Enigmën



Që nga muaji gusht i këtij viti gjithë mësimdhënësit e Kosovës do të kenë mundësi aplikojnë për t’iu nënshtruar testit për t’u graduar me licencë të avancuar, shkruan Gazeta Enigma.

Për gjithë ata që me sukses e kryejnë testimit do të kenë edhe ngritje të pagës.

Në një përgjigje për Gazetën “Enigma” Habibe Buzuku, zyrtare për trajnime dhe licencim në MASHT ka deklaruar se gradimi për licencë të avancuar mund të bëhet në formë vullnetare dhe nuk është obligative.

“Nuk është obligative por në mënyrë vullnetare për ata mësimdhënës që dëshirojnë të kalojnë në licencë të avancuar duke u bazuar në UA-14/2023 sistemi i licencimit të mësimdhënësve në karrierë dhe UA-15/2023 për Vlerësim të Performancës së Mësimdhënësve”, deklaroi ajo.

Tutje Buzuku ka shtuar se aplikimet mund të bëhen së shpejti në hapje të faqes për licencë të avancuar.

Nga ministria kanë theksuar se “nëse nuk e kalon testin një m֝ësimdhënës/e nuk penalizohet por duhet të ngritet profesionalisht”.

SBASHK-u kundër cfardo testimi tjetër të mësimdhënësve

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahma Jasharin, i cili deklaroi se kjo sindikat gjithmonë ka qenë dhe do të jetë kundër testimit të njohurime të mësimdhënësve në mënyrë obligative.

Por, sipas tij gradimi i mësimdhënësve për licencë të avancuar është në formë vullnetare dhe nuk do të ndikojnë te mësimdhënësit në zgjedhjen e tyre.

“Ne gjithmonë edhe në të kaluarën kur është hedhur ndonjë ide qoftë me qëllim qoftë pa qëllim për ndonjë testim eventual të njohurive të mësimdhënësve ne kemi kundërshtuar dhe pastaj edhe MASHT-i është pajtuar dhe është thënë se punëtorët e arsimit që janë në sistem nuk janë të obliguar”, deklaroi Jashari.

Tutje ai ka shtuar se “nuk do të ketë testim të njohurive të tyre me shkrim, por MASHT-i ka filluar procedurat për gradim që do të thotë se punëtorët e arsimit në mënyrë vullnetare kanë të drejt të aplikojnë për të kaluar nga licenca e punës që e kanë të gjithë në licencën e avancuar, e cila sipas MASHT-it edhe do të siguroj një ngritje të pagës”.

Edhe Jashari ka theksuar se të gjithë mësimdhënësit që zgjedhin të aplikojnë për licencë të avancuar do të kenë rritje në paga.

“Pra ata që arrijnë të kalojnë nga licenca e punës me procedurat që i parasheh MASHT-i në licencë të avancuar do të kenë edhe një lëvizje në pagë”, tha Jashari.

“Kjo do të jetë në mënyrë vullnetare, pra nuk janë të obliguar të gjithë mësimdhënësit të aplikojnë përveç atyre që e ndiejnë veten të përgatitur për të kaluar në një licencë të re dhe pastaj secilit mësimdhënës i mbetet që vetë të vendos”, deklaroi Jashari për “Enigmën”.

“SBASHK-u ka qenë dhe mbetet kundër çdo herë të ndonjë iniciative që të gjithë mësimdhënësit në mënyrë obligative t’i nënshtrohen ndonjë testi me shkrim për njohurit e tyre sepse ato njohuri ata i kanë dëshmuar në fakultetet gjegjëse”, tha Jashari.

Tutje ai ka shtuar se nga ajo që dimë ne mësimdhënësi që e provon veten për të kaluar nga licenca e punës në licencë avancuar dhe nuk e kalon nuk ka penalizime.

“Në nuk arrin që ti kaloj të gjitha kriteret që i parasheh MASHT-i me këtë licencën e punës nuk i rrezikohet vendi i punës, por i humbet mundësia për avancim. Ky aktivitet nuk rrezikon asnjë punëtorë të arsimit ata në mënyrë vullnetare prandaj SBASHK-u nuk ka të drejt edhe po deshi të ndikoj në vullnetin personal të individit, pra secili individ vendos vet se a do të sfidohet apo jo”, deklaroi ai.

Kujtojmë se këto nivele të licencave vlejnë vetëm për arsimin parauniversitar, dhe ishin planifikuar të nisin në qershor. /Gazeta Enigma/

Related Articles