Çka tha Nuredin Lushtaku në gjykatore? Deklarata e plotë

Çka tha Nuredin Lushtaku në gjykatore? Deklarata e plotë

Ish-nënkryetari i Skenderajt dhe një nga të dyshuarit për plagosjen e zyrtarëve policor, Nuredin Lushtaku ka thënë se nuk kanë pasur revole me vete në kohën kur ka ndodhur rasti.

Ai ka thënë se polici ka gjuajtur drejt tyre dhe se qëllim i familjarëve të tij ka qenë t’ia heqin revolen policit.

“Duke i dëgjuar fjalët e prokurorisë dhe letrat që u dëgjuan në sallë, më çudit fakti pse polici në këtë rast po bëhet viktimë. Kisha pas një pyetje, e dimë të gjithë që policët nuk e kanë mjet të mbrojtjes së dhunës vetëm revolen, mesa unë e di i kanë edhe dy mjete të tjera, ose tre nëse e sheh që po rrezikohet prej masës”, tha ai.

Tutje ai Lushtaku ka shtuar se “e ka një shufër të plastikës ose të hekurit, që duhet me përdor edhe atë, dhe ufme mendoj që e fundit vjen revolja. na kem pas edhe policë tjerë në rast ku u fol, asnjë polic tjetër nuk ka gjuajtur me revole, ose asnjë prej neve nuk kemi gjuajt me revole edhe pse nuk kemi pas, prej policëve tjerë që kanë qenë koleg të Berishës, ka pasur që kanë përdorur sprej”.

“Çka kish ndodh nëse ata kishin nxjerr revolet dhe na i kishin drejtuar neve. Unë një gjë mundem me thanë qysh e kam thënë edhe në deklaratë…. vëllezërit e mi kur është nxjerrë revolja krejt çka ka ndodhë kur ka gjuajt polici është se ka ndodh se e kanë bërë për tute se po më vret mua ose fëmijët, asnjë qëllim tjetër nuk qenë vetëm me ja heq revolen. Edhe nuk ka ndodhur asnjë telashe as nga vëllezërit e mi as prej meje as prej askujt”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka thënë se duke pasur parasysh deklaratat politike dhe lëshimet e prokurorisë, e bën të dyshojë se ky proces është i montuar.

“Na nuk jem për probleme, nuk ka nevoje me u ruajt askush prej meje as prokuroria e as policia, e as qytetarët. Edhe prej neve nuk ka nevojë me u frikësu askush”, ka thënë ai.

Prokuroria më herët ka deklaruar se armën e policit të cilën e kishte marrë Lushtaku, ia kishte dërguar ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit, i cili më pas e kishte dorëzuar në Polici.

Seanca ka përfunduar rreth orës 20:20, ndërkaq pas një ore pritet të merret vendimi.

Related Articles