Çka u tha në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?

Çka u tha në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, është takuar me Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka shkruar se mezi pret bashkëpunimin me BE-në për formësimin dialogut Kosovë Serbi.

“Mezi presim bashkëpunimin në formësimin e dialogut të normalizimit Kosovë-Serbi, i përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë dhe të bazuar në merita në BE”, ka thënë Bajrami.

Për këtë takim ka shkruar edhe me Peter Sorensen, i cili ka thnëë se do të punojnë për normalizimin e të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pata një takim të parë të mirë me ambasadorin Agron Bajrami sot. Mezi presim të punojmë së bashku drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai. 

Related Articles