Ish-Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, tha se impresionohet secilën herë që viziton Kosovën, pas ndarjes së dekoratës “Dr. Ibrahim Rugova” nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kontributin e tij sa udhëhoqi bombardimet e NATO-s drejt caqeve serbe më 1999.
“Ne jemi krenarë me ju, për përparimin që keni bërë, për shembullin që keni treguar”, tha Clark.
“Njerëz të Kosovës, ju ishit atje që nga fillimi, ju ishit një inspirim. Njerëzit shpesh më pyesin, cila është diferenca që kur NATO intervenoi në Kosovë pati sukses, por jo kur shkoi në Libi, në Irak apo edhe Afganistan, ata janë ende duke luftuar? Është një gjë shumë e thjeshtë, LDK-ja”, u shpreh ai.
“Shpresoj që do të vazhdoni t’i forconi lidhjet me SHBA-në dhe ta shihni atë si mike të mrekullueshme”, shtoi Clark. /Gazeta Enigma