Cluj – Ballkani, mbyllet pjesa e parë me epërsinë e rumunve

Cluj – Ballkani, mbyllet pjesa e parë me epërsinë e rumunve

Ka përfunduar pjesa e parë mes Clujit dhe Ballkanit me rezultatin 1-0, raporton Gazeta Enigma.

Vendasit kaluan në epërsi me vendasit pas një gabimi të Arbër Potokut në minutën e 17-të.

Cluji kishte mundësi që ta shënonte edhe golin e dytë ne minutën e 35-të nga penalltia, por Stivi Frashëri priti penalltin e Deac dy herë duke mos lejuar që të mposhtet për të dytën herë.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të ndeshjes së fundit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Related Articles