Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth kërkesës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se çmimi i energjisë elekrtike është rritur në mënyrë drastike.
“Çmimi i energjisë nuk është ngrit me 9% por është rritë aq sa as mafia energjetike nuk e ka prit. Ndarja tarifore që nënkupton rritje minimale për shpenzuesit prej 600 kilovat është mashtrim që nuk mbulohet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas tij ata që nuk i besuan kësaj radhe do të paguajnë nga xhepi i tyre.
“Që nga fillimi, kurrë nuk kemi pas asnjë dilemë që gjithçka për çka qëndroi VV dje, sot është mashtrim dhe demagogji në qeverisje. Ata që nuk na besuan kësaj radhe do të paguajnë nga xhepi i tyre muajin e parë pas aplikimit të tarifave të reja. Rritja do të jetë shumë më e madhe për të gjithë që jetojnë në Kosovë kurse banesat dhe shtëpitë e zbrazëta të diasporës sonë dhe mijëra apartamente të zbrazëta nuk do të mjaftojnë që të maskojnë dëmin që do të ketë xhepi i qytetarit”, ka shkruar tutje ai. /Gazeta Enigma/.