Ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se pastrimi me sukses nga minat i Parkut Kombëtar të Zatras, “na sjell një hap më afër qëllimit”.
“Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë, të cilat kanë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë dhe kanë demonstruar një angazhim afatgjatë për një Kosovë pa mina. Pastrimi me sukses i Parkut Kombëtar të Zatras na sjell një hap më afër qëllimit”, ka shkruar Hovenier në X.
Më 30 shtator, ambasadori Hovenier iu bashkua menaxherit të programit HALO Trust, Michael Montafi, për të deklaruar të suksesshëm projektin e çminimit të Parkut Kombëtar Zatra.
Më shumë se 400,000 metra katrorë tokë janë pastruar plotësisht nga minat, një proces që zgjati katër vjet, duke e bërë zyrtarisht Parkun Kombëtar Zatra të pastër nga mbetjet shpërthyese të luftës dhe t’u kthehet qytetarëve të Kosovës. /Gazeta Enigma