Antonio Conte ka mbërritur në Londër, raporton Gianluca Di Marzio.
Gazetari i njohur italian përmes një postimi në Twitter ka treguar se Conte tashmë ka zbritur në ishull.
Menaxheri italian sipas informacioneve të fundit do të mbajë takim me drejtuesit e Tottenhamit, për t’u akorduar për pozitën e trajnerit.
Sipas Di Marzios, stafi drejtues i Spurs do t’i ofrojë Contes kontratë deri në vitin 2023.