Antonio Contes nuk i kanë pëlqyer komentet që e kanë lidhur me një rikthim te Juventusi duke e bërë të qartë se është i kënaqur te Tottenham Hotspur.ADVERTISING
Massimiliano Allegri është nën presion te Zonja e Vjetër pas fillimit jo të mirë të sezonit, si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Tashmë kanë filluar të përmenden emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë, në mesin e tyre ka qenë edhe Conte.
“Kjo është e pabesueshme. Në këtë periudhë, mendoj se është mungesë respekti për trajnerin që punon te Juventusi dhe për mua që punoj te Tottenhami. Sapo e kemi filluar sezonin. Shumë herë kam folur për këtë temë dhe gjithmonë kam thënë se jam i lumtur dhe po e shijoj kohën time te Tottenhami”.
“E kemi gjithë sezonin për ta gjetur zgjidhjen më të mirë për klubin, ndërsa sa më përket mua po kënaqem te Tottenhami. Kam raporte të shkëlqyera me pronarin dhe Paraticin”, ka deklaruar strategu italian.
Conte e drejtoi Juventusin gjatë viteve 2011-2014 duke fituar tri Scudetto dhe një Superkupë të Italisë.