Conte refuzon rinovimin e kontratës me Tottenhamin pasi ka marrëveshje me Juventusin

Conte refuzon rinovimin e kontratës me Tottenhamin pasi ka marrëveshje me Juventusin

Antonio Conte do të jetë trajner i skuadrës së Juventusit prej sezonit të ardhshëm.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se Conte tashmë ka marrëveshje me Juventusin dhe për këtë arsye ka refuzuar rinovimin e kontratës me Tottenhamin që i skadon në fund të këtij sezoni.

Te Juventusi, Conte do ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin, i cili do të shkarkohet pas rezultateve të dobëta këtë edicion, sidomos për eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Conte është në krye të Tottenhamit prej nëntorit të vitit të shkuar, ndërsa më herët ka qenë në krye të Juventusit, ku për tri sezone ka fituar po aq tituj kampioni të Italisë.

Related Articles