Costa u takua edhe me Kurtin, ja se çka i kërkoi

Costa u takua edhe me Kurtin, ja se çka i kërkoi

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka dhënë detaje nga takimi që sot u zhvillua mes presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Kjo zyrë thotë se presidenti Costa, i ka kërkuar Kurtit, angazhim në normalizim përmes një dialogu konstruktiv në raport të bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa, u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftim.

Related Articles