COVID-19 në Shqipëri: 3 të vdekur dhe 896 infektime të reja

COVID-19 në Shqipëri: 3 të vdekur dhe 896 infektime të reja

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 4,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 896 qytetarë.

Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,479 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Shtator 2021)

Raste të reja ditore   896

Të shëruar në 24 orë 518

Të shtruar në spitale 132

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore  4,228

Testime totale  1,076,983

Related Articles