Daçiq nuk shprehet optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Gjithçka mund të pritet negativisht

Daçiq nuk shprehet optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Gjithçka mund të pritet negativisht

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se nuk është optimist se mund të arrihen marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në bisedimet në Bruksel.

Daçiq tha se mund të pritet çdo gjë negative, pasi sipas tij, çdo takim i mbajtur në Bruksel ka filluar me diskutimin rreth gjenocidit dhe dëmeve të shkaktuara në luftë.

“Gjithçka mund të pritet negativisht. Kjo nuk është asgjë e re, që nga viti 2012, të gjitha bisedimet që u mbajtën në Bruksel në çdo takim filluan me gjenocid dhe dëmtim të luftës”, tha ai për Prva TV.

Ai tha se deklaratat e performancës së Kurtit kishin për qëllim tregun e brendshëm politik, por që ato gjithashtu kishin një mbështetje në Perëndim.

Kurse kur u pyet për deklaratat e Kurtit rreth dialogut, Daçiq tha se “do të ishte e pakuptimtë për dialogun”, nëse do të fillonte nga fillimi çdo herë.

“Pse do të kishim një dialog nëse e fillonim atë nga fillimi çdo herë”, shtoi ai.

Related Articles