Një 41-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur nga përmbysja e një autobusi me targa shqiptare në Kroaci, ndërkaq raportohet se edhe një grua ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes pasi autobusi është ende në rrugë dhe po lëviz në një korsi.
Drejtori i spitalit Ogulin, Davor Vukelja tha se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe prognoza për gjendjen e saj është e rëndë. Të rënda janë edhe lëndimet e dy pasagjerëve, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta, shkruan Index.hr, përcjell Klankosova.tv
Përmbysja e autobusit në anën e majtë ka ndodhur pasi autobusi është kthyer djathtas dhe ka përplasur gardhin e autostradës, u bë e ditur pas hetimeve, por ende nuk është përcaktuar se pse drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 58 vjeç, u kthye djathtas në kilometrin 112 në orën 23:43 dhe goditi gardhin. Në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi.