Dalin pamjet nga momenti kur qytetarët e Bosnjes futen pa viza në territorin e Kosovës

Dalin pamjet nga momenti kur qytetarët e Bosnjes futen pa viza në territorin e Kosovës

Me mendim të ekzekutivit kosovar, nga 1 janari 2025 ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizje pa viza në Kosovë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, raporton Gazeta Enigma.

Një grup i qytetarëve nga Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë pa viza në territorin e Kosovës me të kaluar ora 12:00 pas mesnate. 

Grupi është pritur nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi në pikëkalim kufitar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tetor njoftoi gjatë Samitit të Procesit të Berlinit se Kosova do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjes-Hercegovinës. Ai tha se shpresojnë që edhe autoritetet e BeH të veprojnë në të njejtën formë, ndonëse ende një gjë e tillë s’ka ndodhur. / Gazeta Enigma.

Related Articles