Janë publikuar fotografitë e para nga takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarët e katër partive më të mëdha në vend; Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.
Osmani ka thënë se do ketë një raund takimesh, në përpjekje për të zgjidhur krizën në Kuvendin e Kosovës, pasi as sot – për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë, nuk pati konstituim të Kuvendit.