Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të enjten rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, raporton Gazeta Enigma.
Bazuar në këto rezultatet Kosova ka 1,602,515 banorë. Kjo shifër është më e ulët, krahasuar me regjistrimin e vitit 2011 kur Kosova kishte 1,739,825 banorë.
Sipas rezultateve krahasuar me vitin 2011 grupmosha 0-14 vjeç ka pësuar ulje prej 6.07%, grupmosha 15-64 vjeç ka shënuar rritje prej 1.83%, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç ka shënuar rritje prej 4.26%.
Sipas rezultateve në vitit 2011 mosha mesatare ishte 29.97 vjet, kurse tani mosha mesatare e popullsisë është 34.84.
Rezultatet tregojnë se mosha mestare e femrave është 35.66 ndërsa e meshkujve 34.03. / Gazeta Enigma.