Dalja në zgjedhje, as 50% e votuesve nuk marrin pjesë në raundin e dytë

Dalja në zgjedhje, as 50% e votuesve nuk marrin pjesë në raundin e dytë

Në Kosovë dje u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu, të gjitha komunat e vendit tashmë kanë nga një kryetar.

Megjithatë, pjesëmarrja e votuesve në këtë raund nuk ishte shumë e kënaqshme.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë kishin te drejtë vote dhe kanë qenë të regjistruar në listën e votuesve.

Por, vetëm 37.85%, apo 477 mijë e 89 prej tyre, kanë votuar.

Komuna ku dalja e votuesve ka qenë më e madhe është Mamusha, me pjesëmarrje të 60.05% të votuesve.

Ndërkaq, më së paku votues janë paraqitur në qendrat e votimit në Dragash.

39 mijë e 59 qytetarë të Dragashit kishin të drejtë vote dhe ishin të regjistruar në listën e votuesve, por që vetëm 11 mijë e 503 nga ta kishin dalë për të votuar, përkatësisht 29.45%.

Në anën tjetër, janë shpallur mbi 5 mijë e 900 fletëvotime të pavlefshme. /Gazeta Enigma.

Related Articles