Në Stacionin Policorë Mitrovicë-Veri janë duke u zhvilluar intervistime për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Zëvendësdrejtori për rajonin e Veriut, Veton Elshani, deklaroi se intervistimet kanë filluar që nga mëngjesi i sotëm.
“Po që nga mëngjesi ka filluar intervistimi i komisionerëve”, ka theksuar ai.
