Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur për rinumërimin e të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna, ku fillimisht ishte vendosur që të rinumërohen vetëm 10 për qind e tyre.
Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.
KQZ-ja më parë pati vendosur që në 10 komuna të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve. Këto ishin: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu.
