Dardanët paraditën e sotme kanë mbajtur seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Oslo, për ndeshjen me Norvegjinë.
Të pranishëm në stërvitje ishin të gjithë futbollistët e grumbulluar, raporton Gazeta Enigma.
Ndërkaq për shkak të një shqetësimi të vogël muskular, Elbasan Rashani ka stërvitur i diferencuar bën të ditur FFK.
“Në seancën e sotme e cila nuk ka qenë aq e ngarkuar për shkak të udhëtimit, krahas ushtrimeve fizike dhe lojës me top, Foda një pjesë të konsiderueshme ia ka kushtuar skemave të ndryshme të lojës, me të cilat synon t’i kundërvihet suksesshëm Norvegjisë” – thuhet në njoftimin e FFK-së. /Gazeta Enigma