DASh rendit poshtë Kosovën, s’i plotëson as kriteret minimale për transparencë fiskale

DASh rendit poshtë Kosovën, s’i plotëson as kriteret minimale për transparencë fiskale

Kosova nuk është as në mesin e shteteve që po shënojnë të paktën progres sa i përket transparencës fiskale.

Në një raport të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, thuhet se vetëm 72 shtete nga 140 sosh, plotësuan kriteret minimale të transparencës fiskale.

Në anën tjetër, në të njëjtin raport thuhet që 69 vende nuk plotësojnë as kërkesat minimale të transparencës respektive.

“Departamenti arriti në përfundimin se, nga 140 vendet (edhe autoriteti Palestinez) e vlerësuara, qeveritë e 72 shteteve plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale. Gjashtëdhjetë e nëntë [sosh] nuk plotësonin kërkesat minimale të transparencës fiskale. Nga këto 69, megjithatë, 25 bënë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale”, thuhet në raport të DASH-it.

Related Articles