Debati për bartje të shamisë, Thaçi: Dilemën e ka zgjidhur Profeti – Mos e lini shkollimin për shkak të shamisë

Debati për bartje të shamisë, Thaçi: Dilemën e ka zgjidhur Profeti – Mos e lini shkollimin për shkak të shamisë

Tash e disa ditë qytetarë e përfaqësues politikë po debatojnë sërish në lidhje me atë se do të lejohet bartja e shamisë nëpër shkolla, apo jo.

Në vazhdën e reagimeve gjatë këtyre ditëve, për këtë çështje ka shkruar sot edhe zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Jusuf Thaçi.

Thaçi përmes një statusi në Facebook, e bëri të ditur një porosi duke thënë se këtë se nuk duhet lëjuar shkollimi për shkak të shamisë.

“Dilemën e ka zgjidhur Profeti: Mos e lini shkollimin për shkak të shamisë!Derisa të tjerët ta përfundojnë “debatin” (debat i thënçin) se a duhet të lejohet apo jo shamia për nxënëset e shkollave publike në Kosovë dhe derisa kjo çështje të zgjidhet përfundimisht me legjislacion, unë e kam një porosi për vajzat (por edhe për prindërit e tyre) që ballafaqohen me dilemën për të zgjedhur mes shkollimit ose shamisë”,

“Porosia ime është e thjeshtë: Mos e lini shkollimin për shkak të shamisë”, ka shkruar Thaçi.

Related Articles