Deçan: Derisa po punonte në oborr hasi në një mjet të pashpërthyer

Deçan: Derisa po punonte në oborr hasi në një mjet të pashpërthyer

Një person në fshatin Sartavicë të Deçanit ka raportuar se derisa po punonte në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, njësitë e KFOR-it për deminim dhe është bërë eksplodimi i mjetit të dyshuar.

“GJETJE E MJETEVE TË PASHPËRTHYERA- Rastavicë, Deçan 20.05.2023 – 10:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij, ka hasur në një mjet të pashpërthyer eksplodues. Njësitë relevante policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it, në vendin e ngjarjes në mënyrë të sigurtë kanë bërë eksplodimin e  mjetit të dyshuar.” / Gazeta Enigma.

Related Articles