Deda: Komunat e Kurtit morën më shumë para, por treguan më pak rezultate

Deda: Komunat e Kurtit morën më shumë para, por treguan më pak rezultate

Analisti politik, Ilir Deda në një deklaratë për media tha se “komunat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit morën më shumë para, por treguan më pak rezultate”, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Deda shtoi se Kurti nuk ka marrë mësim prej dështimit të qeverisjes së tij dhe qeverisjeve lokale të partisë së tij në të kaluarën dhe në të tashmen.

“Niveli komunal varet a ka besim qajo parti në nivel qendror për me udhëheq a jo. Nëse një parti ka kapacitet qeverisës në nivel komunal dhe ka rezultate, dhe e ki një parti që në nivel qendror nuk ka kapacitet qeverisës është dëshmu që nuk ka kapacitet qeverisës në nivel komunal”, tha Deda në “Rubikon”.

Deda nënvizoi se fundi i zgjedhjeve do të ketë impakt në çdo parti politike.

Related Articles