Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, para pak minutash u mor nga pika kufitare në Jarinjë.
Atë e ka marrë një patrullë e Policisë së Kosovës e shoqëruar nga dy vetura të EULEX-it.
Kujtojmë se sot, Gjykata Themelore ia ka ndërruar masën e sigurisë ish-policit Dejan Pantiq, nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.
Pantiq është arrestuar më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm.
Deri sot ai është mbajtur në stacionin policor në Jarinjë.
Ai është i dyshuar për veprën penale “Sulm kundër rendit kushtetues” dhe për “kryerjen e veprës terroriste”.